E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 26 sekonda më parë
Rajoni

Xhaferri: Javën e ardhshme do të kemi një qeveri koalicioni

Maqedonia do të ketë javën e ardhshme një qeveri koalicioni mes social-demokratëve dhe partisë së minoritetit shqiptar, pas dy viteve të bllokimit politik, theksoi presidenti i Parlamentit në një intervistë për AFP-në.

 

“Po pres të marr brenda një ose dy ditëve programin e këtij kabineti dhe të thërras menjëherë javën e ardhshme një takim në Parlament”, deklaroi Talal Xhaferi.

 

Reklamë

Pas një kohe të gjatë bllokimi duke përmendur një shkelje të unitetit kombëtar maqedonas, presidenti i djathtë, Gjorge Ivanov ngarkoi më 17 prill kreun social-demokrat (SDSM), Zoran Zaev për formimin e një qeverie koalicioni, që do të përfirojë një maxhorancë prej 67 vendesh nga 120.

 

E djathta (VMRO-DPMNE) është në pushtet që prej vitit 2006. Ai kryesoi lehtësisht në zgjedhjet legjislative të muajit dhjetor duke marrë 51 vende nga 49. Por kur aleatët shqiptarë vendosën t’i bashkoheshin SDSM, ajo nuk ishte në gjendje për formimin e një qeverie.

 

Për të refuzuar social-demokratët të merrnin drejtimin e vendit, e djathta (VMRO-DPMNE) e cilësoi si një shkelje të unitetit kombëtar, sipas saj rrezikuar nga pretendimet e partive të minoritetit shqiptar që përbën rreth një të pestën e 2,1 milionë banorëve.

 

“Për të futur ndryshime si vendosja e shqipes si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin, nuk mjafton të kesh një maxhorancë të thjeshtë”, theksoi Talal Xhaferi.

 

“Për këtë do të nevojitej një reformë kushtetuese ose miratimin e rreth dy të tretat e deputeve”, shtoi ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë