Subscribe

Ministri i Brendshëm Xhafaj zhvilloi në Durrës një takim me Prefektët, drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit nw vend.

 

Takimi u fokusua tek mbarëvajtja dhe masat për sezonin turistik, Lufta kundër kanabisit, dhe  nisma “Policimi në Komunitet.

 

Duke u ndalur në sezonin turistik, ministri Xhafaj theksoi se pritshmëritë e qytetarëve, turistëve dhe operatorëve turistikë janë të mëdha.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u kërkoi drejtuesve të Policive Vendore dhe shefave të komisariateve pwr tw mos lejuar abuzime me orarett e vendosura për të mos lejuar ndotjen akustike.

 

Ai dha porosi të veçanta për Policinë Rrugore, për të menaxhuar trafikun dhe minimizuar aksidentet.

 

Drejtori Veliu gjithashtu kërkoi angazhim më të madh të Policisë për të shmangur ngjarjet me pasoja të rënda në det.

 

“Për sa i përket pjesës së kufizimit dhe rritjes së sigurisë në ujë, për sa i përket kufizimeve që duhet të bëjmë në hapësirat apo në pjesët ku janë përcaktuar për plazhe, qofshin këto publike apo private, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve motorike, qofshin gomone, skafe të vegjël apo motorë uji, me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *