E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Xhafaj takon Komisionerin Avramopoulos, në fokus azilkërkuesit

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë vizitës dy ditore në Bruksel, zhvilloi një takim me Komisionerin për Migracionin, në BE, Dimitris Avramopoulos.

 

Në fillim të takimit Avramopoulos vlerësoi shumë pozitivisht rezultatet e arritura gjatë këtij viti nga Ministria e Brendshme dhe Policia shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, menaxhimit të kufijve dhe në çështjet që lidhen me azil kërkimin dhe migracionin e parregullt.

Komisioneri rikonfirmoi mbështetjen për aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se me anë të pozicionit të tij si Komisioner, do të mbështesë deri në fund aspiratat e Shqipërisë drejt familjes evropiane.

Reklamë

 

Nga ana tjetër Xhafaj theksoi nevojën për krijimin e Qendrës Rajonale të Përbashkët për Bashkëpunimin Policor, si një instrument për t’iu bërë ballë sfidave të përbashkëta.

 

ulja e numrit të azil kërkuesve me rreth 30% nga Shqiperia është vlerësuar nga Komisioneri Avramopoulos.

Biseda gjithashtu u ndal edhe tek Ministeriali i ardhshëm BE – Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet në 4-5 tetor në Tiranë, për të konkretizuar më tej hapat që duhet të ndërmerren bashkarisht në kuadër të sfidave rajonale.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë