E enjte, 24 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Xhafaj shmang mediat: Boll kam folur deri më tani

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ka pranuar të jap një koment në lidhje me dorëheqjen e tij.

 

Teksa po largohej nga ambientet e Kuvendit, Xhafaj u pyet nga mediat, por ai tha duke u largaur se nuk ka kuptim të flasë më në lidhje me dorëheqjen e tij.

 

Reklamë

“Kam folur aq shumë sa nuk ka kuptim të flas më. Nuk është faji im që nuk kupton. Mirupafshim!”

 

Ish-ministri Fatmir Xhafaj u largua nga detyra të shtunën, ndërkohë këtë të enjte u paraqit në seancë në rolin e një deputeti dhe jo më të ministrit ndonëse Sandër Lleshi ende nuk është dekretuar nga Meta.

 

Dorëheqja e Xhafajt erdhi menjëherë pasi policia kreu megoperacionin “Vol-VO4” ku u goditën 4 grupe kriminale në të gjithë vendin.

 

Më shumë video

Reklamë