Subscribe

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj takoi të enjten Presidentin e Policisë Federale gjermane Dieter Romann. Në deklaratën e përbashkët për shtyp, Xhafaj u shpreh se Policia e Shtetit do të vijojë të punojë fort për të intesifikuar marrëdhëniet me partnerët gjermanë.

 

Xhafaj deklroi se u ka kërkuar homologëve gjermanë që në vendin tonë të vendoset një këshilltar nga Gjermania për tu marrë me çështjet strategjike policore. Ministri paralajmëroi gjithashtu se gjatë ditëve në vijim policia do të marrë operacione të tjera kundër krimit dhe drogës.

 

“Të dy ndamë të njëjtin mendim, se marrëdhëniet tona kanë hyrë në një dinamikë të re, ndaj është detyrë e strukturave të nivelit operacional të ruajnë këtë ritëm dhe të vijojnë më tej. Natyrisht, bashkëpunimi në luftën kundër kriminalitetit, forcimi i kapaciteteve të hetimit dhe atyre operacionale, teknike, trajnimi i stafeve policore, trajnimi i strukturave të kufirit për një menaxhim më të mirë të kufirit, asistenca që pala gjermane ka dhënë dhe vazhdon të japë për Policisë së Shtetit, ishin gjithashtu objekt i bisedimeve tona së bashku me z.Veliu Drejtor i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Shumë shpejt, me kërkesën time, do të vendoset në Shqipëri edhe një këshilltar gjerman për çështjet strategjike policore, i cili do të bëjë të mundur koordinimin e gjithë asistencës njerëzore dhe teknike në terma afat-gjatë për Policinë e Shtetit. Gjatë ditëve në vijim ju këshilloj të rrini afër me Bidën dhe Gentin se do keni lajme interesante”

 

Ndërsa, Presidenti Policisë Federale gjermane Dieter Romann u shrpeh se mes dy vendeve do të vijojë bashkëpunimi për çështjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

 

“Dy vendet tona i lidh vërtet një traditë e gjatë për sa i përket miqësisë, por sigurisht edhe për sa i përket bashkëpunimit në çështjet që janë relevante me sigurinë dhe rendin publik. Për ta thënë më specifikisht këtë, bëhet fjalë për çështje në luftën kundër krimit të organizuar, kundër migracionit ilegal, në luftën kundër korrupsionit dhe sigurisht kundër terrorizmit ndërkombëtar. Më duhet të them se ne kemi interesa të cilat përputhen në masë të plotë, 100% me njëra-tjetrën”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *