Në ditën e fundit të vizitës në Holandë, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u prit në takim të veçantë nga Drejtorja Ekzekutive e EUROPOL, Catherine De Bolle.

Ai bëri një panoramë të zhvillimeve të fundit, të cilat lidhen me luftën kundër krimit të organizuar, si një prioritet i rëndësishëm i qeverisë. Lufta kundër kultivimit të kanabisit, është sipas Ministrit, një nga fushat në të cilën Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë shpenzuar energji të jashtëzakonshme.

 

“Viti 2017, shënoi një sukses të padiskutueshëm në këtë aspekt, gjatë të cilit patëm shifrat më të ulëta të kultivimit të kanabisit, duke e hequr Shqipërinë nga harta e vendeve që kultivojnë kanabis. Këto rezultate janë certifikuar edhe nga misioni i Guardia di Finanza dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Sfida jonë për këtë vit, është qëndrueshmëria e rezultatit të arritur në 2017. Shifrat e këtij viti janë në nivele të papërfillshme dhe tashmë ne vijojmë zbatimin e një plani masash i cili synon eleminimin e këtij fenomeni negative”.

Ky fenomen, shtoi Ministri, ka shërbyer si bazë e fuqizimit dhe zgjerimit të grupeve kriminale, duke u bërë kësisoj shkak për përhapjen e grupeve kriminale.

 

“Vetëm në 4-5 muaj të funksionimit te operacionit “Forca e Ligjit”, është bërë e mundur goditja e 9 grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë, disa prej të cilëve janë në hetim, apo edhe në proces gjykimi, mbi 100 pjesëtarë të këtyre grupeve janë arrestuar, dhe mbi 10 milionë euro pasuri të sekuestruara”.

Xhafaj u shpreh se  bashkëpunimi me EUROPOL, merr një rëndësi të veçantë, dhe për këtë jam tërësisht i predispozuar të hapim një faqe të re në bashkëpunimin mes nesh.

 

“Përshpejtimi i procedurave për nënshkrimin e marrëveshjes e cila do të formalizojë vendosjen e oficerit tuaj të kontaktit në Tiranë, është shumë i rëndësishëm në këtë moment. “

Lufta kundër pastrimit të parave, ishte një fushë tjetër për të cilën Ministri Xhafaj kërkoi nga EUROPOL zhvillimin e një projekti të përbashkët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *