Ministri i Brenshëm Fatmir Xhfaj nga Vlora ka bërë bilancin e sa i përket Policisë së Shtetit, duke evidentuar se si pasojë e punës së tyre këtë sezon turistik ka pasur më pak vepra kriminiale.

 

Në fjalën e tij Xhafaj theksoi faktin se në këtë bilanc është shënuar numri  zero të incidenteve të shkaktuara nga mjetet e ujit.

 

Gjatë këtij sezoni angazhuam 1000 forca policore në shërbim të qytetarëve. Ky ishte sezoni turistik pa asnjë incident të rëndë. Ka pasur një ulje të ndjeshme të vjedhjeve në plazhe. Ne menaxhuam më mirë trafikun. Futëm komunikimin intensiv përmes konferencave javore të shtypit. Bëmë të mundur një sistem të ri të trafikut për ta menaxhuar më mirë atë.

 

“Ajo që është shumë e rëndësishme në sajë të një marrëdhënie shumë të mirë të krijuar me pushtetin vendor, u vendosën rregulla më të qarta, dhe unë këtu në mënyrë të veçantë, në të gjitha Bashkitë e vendit, dua të falënderoj Bashkinë e Vlorës, për shkak se arriti të marrë një sërë masash të qarta dhe në kohë, për disiplinimin e këtij procesi. Ne mund të themi që sivjet, në numrin 112 kemi gati 90% më pak ankesa nga qytetarët  lidhur me zhurmat në orët e vona të natës dhe kjo ishte rrjedhojë jo thjesht dhe vetëm i përdorimit të autoritetit të Policisë, por besoj dhe ajo që është e rëndësishme, i mirëkuptimit të krijuar ndërmjet autoriteteve vendore, Policisë dhe biznesit privat. Një rëndësi e veçantë i është kushtuar menaxhimit të mirë të hyrje-daljeve në Pikat e Kalimit Kufitar. Është fakt që ne kemi rreth 25% më shumë hyrje se në vitin 2017 të njerëzve, dhe rreth 15 % më shumë mjete të hyra në territorin shqiptar. Kjo krijoi një fluks më të madh dhe në kushte të njëjta me vitet e kaluara nga pikëpamja e objekteve që kemi në dispozicion, por në sajë të një menaxhimi shumë më të mirë të pjesës së kufirit, një menaxhimi më të mirë të pikave të kalimit kufitar, qoftë për lëvizjen e qytetarëve, qoftë për lëvizjen e mjeteve, ne mundëm që sivjet të kishim një qarkullim shumë më të mirë edhe në sajë të faktit që futëm për herë të parë atë që konsiderohet ndryshe dhe lëvizje me procedurë të përshpejtuar, që do të thotë duke lehtësuar edhe hyrjen e qytetarëve dhe të mjeteve në pikat kyç, sidomos në Morinë, në Muriqan, në Kapshticë edhe në Kakavijë.”

 

Ndërsa sa i përket punonjësve të policisë, ata nuk e kanë pasur mundësinë për të shkuar një ditë në plazh. Është një lajm i mirë për shqiptarët që kanë pasur mundësinë ta shohin këtë përkushtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *