Subscribe

Ngritja e Komisionit AD HOC për organet e Vettingut është përcaktuar në Kushtetutën e vendit, e votuar me unanimitet dhe si e tillë duhet vetëm të zbatohet.

 

Deklarata vjen nga kreu i komisionit te ligjeve Fatmir Xhafaj, vetëm nje dite pasi kuvendi shtyu me nje jave ngritjen e komisionit te vetingut.

 

Ai përbehet nga gjashtë anëtarë, ku tre përzgjidhen nga mazhoranca dhe tre të tjerë nga opozita. Por mungesa e PD në proces, mban peng nisjen e punës së komisionit. Në këto kushte, kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, thekson se ligji themeltar i shtetit nuk mund të negociohet.

 

Bllokimi i procesit të Vettingut, ka ndikime të drejtpërdrejta në ngritjen e institucioneve të reja dhe tejet të rëndësishme në zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë, si KLGJ dhe KLP.

 

I pyetur nëse zgjidhja e ngërçit mund të kalojë përmes një interpretimi të ligjit themeltar në Gjykatën Kushtetuese, Xhafaj tha një jo të prerë.

 

Në seancën e jashtëzakonshme të së hënës, kuvendi vendosi shtyrjen me 7 dite te  ngritjes së komisionit të Vettingut. Pjesë e tij pritet te jenë edhe kandidatët me mungesë dokumentacioni gjatë procesit fillestar, ndërsa Avokati i Popullit do te shqyrtoje edhe kandidatura të reja. Sipas tij, e gjithë procedura, përfshirë vlerësimet edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për kandidatët e rinj, do të zgjasë për rreth dy javë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *