E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Xhafaj: Kush guxon të bëjë “të fortin”, ia nxijmë jetën

Operacionet e fundit të policisë së shtetit ë të gjithë territorin kanë qënë në fokus të qëndrimeve të fundit që Ministri Xhafaj ka mbajtur gjatë një postimi në twitter.

 

Xhafaj tha se kush do të guxojë të bëjë “të fortin” përballe shtetit, policia do tia “nxije” jetën.

 

Reklamë

Ministri i Brendshëm paralajmerojë madje se shumë shpejt do të prezantohet një tjeter pakete antikrim me masa edhe më të ashpra.

 

 

 

Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve!Mjedis mbytës dhe Ndëshkim për ata “Të fortët” e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe shantazhuesve të biznesit. Qetësi, rend e siguri për qytetarët, kudo që ata janë. Kush guxon të bëj “të fortin” përball shtetit, Policia do t’i “nxijë” jetën!“Forca e Ligjit” në veprim, parandalim dhe ndëshkim të veprimtarisë kriminale. Operacioni policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve” në kontrollin e territorit rezultate të jashtëzakonshme. Në rreth 30 ditë, mbi 300 persona të arrestuar!

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë