Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka thyer heshtjen e tij dhe doli para mediave për ti dhënë përgjigje të gjitha pikëpyetjeve që janë ngritur,  pas akuzave të fundit të opozitës. Ai vlerësoi se ky sqarim është në funksion të opinionit publik dhe jo të sharlatanëve të opozitës që ngrenë akuza politike.

 

Asnjë veprim imi, jo vetëm sot si ministër, por edhe më parë nuk ka krijuar imunitet, apo favor kundrejt ekzekutimit të vendimit.

 

Unë asnjëherë si funksionar publik dhe më shumë akoma si Ministër i Brendshëm, nuk kam bërë kompromis me faktin se vëllai im nuk do të duhej të vuante dënimin e dhënë.

 

Ai as kërkoi, dhe asnjëherë vëllai i tij, politikani Fatmir Xhafaj,  nuk i krijoi favore, apo privilegje në shkelje të ligjit. ASNJË !

 

Xhafaj sqaroi se nëse vëllai do të kishte kërkuar njohjen e vendimit në Shqipëri, ai nuk do të shkonte në burg.

 

Për ligjin shqiptar në fuqi, ndjekja penale dhe dënimi penal që duhet ekzekutuar në rastin e vëllait  tim është parashkruar. Rrjedhimisht, në Shqipëri për asnjë shkak dhe për asnjë rrethanë ligjore, Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg.

 

Ndërsa akuzave se ai ka falsifikuar kodin e procedurës penale Xhafaj i përgjigjet:

 

“Është akuza më qesharake që kam dëgjuar për veten time. Edhe sot, nuk ju besoj veshëve kur e dëgjoj këtë akuzë. Qesharak komplet këta lloj njerëzish. Pa pikë personaliteti”.

 

Lidhur me audio përgjimin e publikuar nga opozita, mbi përfshirjen e vëllait të tij në trafikun e drogës, Xhafaj tha se ky është një shantazh mafioz ndaj ministrit të brendshëm nga klanet e krimit.

 

Gjithsesi, kushdo i përfshirë në këtë skandal të madh, do të marri përgjigjen e merituar. Veprimi është tipik mafioz. Fabrikimi i një fakti kriminal të paqenë për Ministrin e Brendshëm dhe familjarë të tij, përbën një shantazh kundër institucioneve publike të sigurisë.

Ndaj, do t’i kërkoj sot publikisht prokurorisë veprime të shpejta dhe energjike për gjetjen të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë aferë kriminale dhe dënimin në mënyrën më të merituar.

 

Ministri sqaroi gjithashtu edhe raportin e ligjit antimafia me dënimin e të vëllait në Itali.

 

Ministri i brendshëm sqaroi se në asnjë rast, gjatë kësaj kohe, as ai vetë nuk e kishte menduar dorëheqjen dhe as kryeministri Rama nuk ia kishte kërkuar një akt të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *