E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Politikë

Xhafa: Pas dashurisë, iku dhe qetësia… (VIDEO)

Ilustrim · Vizion Plus

I dhjeti në listen e Partise Socialiste në Qarkun e Tiranës, Fatmir Xhafa, ka folur në emisionin e mëngjesit “7 pa 5” në Vizion Plus për konfliktet me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

 

 

Pas batutes se famshme drejtuar Ilir Metës në komision , “dashuria iku, po ruani qetësinë”, Fatmir Xhafa ka thënë sot se as kjo e fundit nuk është më.

 

 

Për të gjithë ata që kanë dyshime, efektet e para Vettingu do t’i jap që në muajin shtator” u shpreh Xhafa , duke mos nguruar të shprehë rezerva për aktorë të rëndësishëm politik dhe jo vetëm, të cilët bënë çmos të pengonin këtë reformë.

 

 

Ish ministri i Brendshëm për pak kohë në qeverinë Rama, nuk ka mohuar problemet me hashashin apo kapjen e segmenteve të caktuara të policisë, por u shpreh se fitorja e 71 mandateve të Partisë Socialiste në këto zgjedhje, do t’i japi fund këtyre problematikave.

 

 

Në qarkun e Tiranës , xhafa u shpreh se Rilindja synon të fitojë 18 mandate.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh