Komisioni i Venecias miratoi sot opinionin për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti i Shqipërisë.
Në seancë plenare, në emër të Kuvendit mori pjesë kryeparlamentarja Spiropali dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka, ndërkohë që opozita nuk kishte asnjë përfaqësues.
Opinioni do bëhet publik të hënën dhe asnjë detaj nuk është mësuar rreth mendimit të Venecias për qasjen e mazhorancës ndaj vendimit të Gjykatës për mandatin e ish-ministres së Jashtme Xhacka.
Konflikti mes Kushtetues e socialistëve nisi dy vite më parë, kur opozita i kërkoi Gjykatës të shprehej për mandatin e deputetës Olta Xhacka.
Në dy vendime, njëra pas tjetrës, Gjykata Kushtetuese urdhëroi Parlamentin të votojë pro dërgimit të çështjes në këtë Gjykatë.
Por në të dy rastet, shumica e rrëzoi pretendimin duke theksuar se Kushtetuesja nuk mund të përcaktojë se si votojnë deputetët.
Për shkak të këtij konflikti, Partia Socialiste iu drejtua Komisionit të Venecias për një opinion./vizionplus.tv





