Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me banorët e bllokut nr.5 në Ersekë.

Vizioni për 4 vitet e ardhshme, sipas saj, është Kolonja sa më të aksesueshme dhe atraktive, duke kontribuuar në përmirësimin e ekonomisë së zonës dhe atë të familjeve kolonjare.

“Vizioni ynë është që Kolonja të bëhet një vend më i aksesueshëm, më turistik, i cili është i aftë të reklamojë, të marketojë ato që janë vlerat e veta më të mëdha: njerëzit e vet të mrekullueshëm, të mençur, fisnikë, qytetarë, punëtorë dhe pastaj edhe bukuritë e jashtëzakonshme të natyrës por edhe vlerat historike, arkitektonike, religjioze që ofron kjo zonë. Ne duam t’i marketojmë të gjitha këto, që ta bëjmë Kolonjën më të aksesueshme, por edhe më atraktive”, u shpreh Xhaçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *