Subscribe

Për të dytën herë brenda vitit, shefi i diplomaciës greke, Niko Dendias, erdhi në Tiranë me të njëjtën kërkesë: dërgimin e dosjes për përcaktimin e kufirit detar në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë.

Në parim dy vendet janë marrë vesh me njëri-tjetrin për delimitimin e hapësirës detares së bashku me atë të shelfit ndëkombëtar. Përveç kësaj, nuk është hedhur asnjë hap tjetër teknik dhe juridik për të çuar për gjykim nga drejtësia ndërkombëtare pretendimet e scilit vend.

 

NIKOS DENDIAS

MINISTER I JASHTEM, GREQI

 

Në nivel politik diskutuam për marrëveshjen e para dy viteve. Përshpejtimin e marrëveshjes që të dërgojmë në gjykatën ndërkombëtare çështjen e delimitimit të kufirit detar dhe shelfit ndërkombëtar. E drejta ndërkombëtare e detit është ajo që përdor zgjidhjen për gjithë diferencat, duke bërë një qasje të përgjithshme. Kjo do të hapë një kapitull të ri dhe reciprok mes dy vendeve.

 

 

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka foli për një mirëkuptim të Athinës zyrtare për gjetjen e zgjidhjeve për çështje të trashëguara nga historia, si ligji i luftes ende në fuqi apo pronat e çamëve, çështje të cilat nuk u përmendën në fjalën e tij nga homologu i saj grek.

OLTA XHAÇKA

MINISTRE E JASHTME

 

Në këtë kuadër të diskutimit të rrugëve për kapërcimin e problemeve të trashëguara nga e kaluara historike, një nga çështjet e trajtuara ishte edhe ajo e kufizimit të zonave detare, si një çështje në interes të dy vendeve tona. Të dyja palët kanë vullnetin për kërkimin e një kompromisi që do të bënte të mundur referimin e çështjes tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Produkt i këtij diskutimi është edhe kërkesa jonë për fillimin e takimeve në nivel ekspertësh për negocimin dhe nënshkrimin potencialisht të një marrëveshje për mbrojtjen sociale apo pensioneve, nga i cili do të përfitojnë edhe shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi. Po ashtu diskutuam edhe kërkesën tonë për avancimin e mësimit të gjuhës shqipe nga komuniteti shqiptar në Greqi.

Vizita e Nikos Dendias do të pasohet nga ajo e Kyriakos Mitsotakis. Të enjten kryeministri i Greqisë do të jetë në Himarë, Dropull dhe Finiq. Ai do të zhvillojë takime me minoritetin grek atje. Në Dropull të Gjirokastrës kryeministri grek do të shoqërohet nga ai shqiptar Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *