E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Xhaçka pret gjeneralin e NATO: Baza në Kuçovë brenda 5 vitesh, jemi vend i sigurt

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka pritur këtë të enjte komandantin e Forcave Ajrore të NATO-s, gjeneralin Wolters.

 

Vizita e gjeneralit erdhi me rastin e 10-vjetorit të Shqipërisë në NATO si dhe  70-vjetorit të krijimit të Aleancës.

 

Reklamë

Në fjalën e saj minsitrja Olta Xhaçka njoftoi gjithashtu se vizita e  komandantit të NATO përkoi edhe me investimin e bazës Ajërore të Kuçovës e cila pritet të përfundojë gjatë pesë viteve të ardhëshme.

 

Xhaçka tha se baza Ajrore e Kuçovës do të jetë së shpejti një bazë e NATO-s dhe se Shqipëria tashmë është një vend i sigurt, ku Aleanca do të investojë kapacitetet e saj.

 

Sipas Xhaçkës, investimi i NATO-s në Kuçovë është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë kombëtare por edhe atë rajonale.

 

Xhaçka deklaroi gjithashtu se brenda pak muajve do jetë gati master-plani nga Agjencia e NATO-s për Prokurimet dhe Mbështetjen – NSPA

 

Master-plan që do t’i hap rrugë fillimit të punimeve në terren.

Më shumë video

Reklamë