Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka falënderoi Çekinë dhe Holandën për ndihmën e dhënë për Shqipërinë që të përballojë situatën e krijuar nga zjarret.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, Xhaçka tha se ekuipazhet çeke dhe holandeze do t’u bashkohen ekuipazheve shqiptare për të shuar së bashku flakët.

 

“Falenderojmë miqtë tanë evropianë që na ndihmuan në orën tonë të nevojës. Ne i jemi mirënjohës ekuipazheve çekë dhe holandezë që do të na ndihmojnë të luftojmë zjarret e pyjeve që janë ndezur në vendin tonë. Vetëm të bashkuar mund të fitojmë.”

 

Çekia dhe Holanda janë dy shtetet e vetme deri tani që i kanë dalë në krah Shqipërisë për ta ndihmuar me helikopterë dhe ushtarë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *