E mërkurë, 23 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 17:20 Në vijim ora 17:20: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Wuhani i kthehet normalitetit/ Udhëtim me metro, pritet edhe hapja e qendrave tregtare

Wuhani, qyteti i provincës Hubei në Kinë, vendi ku u shfaq për herë të parë virusi COVID-19, i është rikthyer normalitetit.

 

Pas më shumë se 2 muajsh në izolim, 11 milionë banorët e qytetit tashmë mund të lëvizin pjesërisht në disa zona të vendit.

 

Reklamë

Media shtetërore kineze ka publikuar pamje të një treni pasagjerësh që arriti në Wuhan pas mesnatës.

 

Po ashtu pjesa më e madhe e rrjetit të metrosë së Wuhanit është rihapur.

 

Disa qendra tregtare ndërkohë do të rinisin punën javën e ardhshme.

Wuhani është epiqendra e pandemise se koronavirusit, nga e cila humben jeten 3.299 njerëz.

Vazhdo të lexosh

Reklamë