Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 June 2026
Vizion fokus

I zhdukur prej dy javës, gjendet trupi i Eglant...

Rezerva e uraniumit e Iranit mund ta vendosë Kazakistanin...

Taksa e pronës do të rritet, ekspertët: Nuk pritet...

Ukraina godet Moskën, dëmtohet një rafineri kyçe nafte, anulohen...

Rezoluta e PE, Balla: S’ka leje ndërtimi për Nartën...

Aksident në Elbasan, autobusi del nga rruga, shmanget përplasja...

Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë zero ndaj...

Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në ferr është...

Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë foltoren, ndërpritet...

Debat per protestat në Parlament, Berisha: Rama të japë...

WSJ: Piloti i Air India ndërpreu furnizimin me karburant të motorëve, po hetohet nëse ai vuante nga depresioni

17 Korrik 10:04

Një bisedë e regjistruar midis dy pilotëve të Boeing 787 të Air India që u rrëzua në Ahmedabad të Indisë muajin e kaluar tregon se ishte piloti më me përvojë, kapiteni, ai që ndërpreu karburantin në motorë, raportoi të mërkurën Wall Street Journal.

Më 12 qershor, 260 persona humbën jetën pasi avioni i Air India u rrëzua pak minuta pas ngritjes.

Sipas raportit paraprak, bashkëpiloti i avionit e pyeti kapitenin me përvojë pse i kishte kthyer çelësat që rregullonin fuqinë e të dy motorëve në pozicionin “ndërprerës”, disa sekonda pasi avioni u ngrit nga pista.

Bashkëpiloti ishte Clive Counder, 32 vjeç, me 3,403 orë përvojë fluturimi, ndërsa kapiteni ishte Sumit Sabawal, 56 vjeç, me 15,638 orë përvojë fluturimi.

A vuante nga depresioni?

Zbulimi i WSJ vjen vetëm 24 orë pasi raportet sugjeronin se Sabawal kishte vuajtur nga depresioni vitet e fundit.

Eksperti indian i sigurisë së aviacionit Mohani Ranganathan i tha Daily Telegraph se disa pilotë të tjerë të Air India kishin dëshmuar se kapiteni i fluturimit fatal kishte probleme psikologjike.

“Përgjatë 3-4 viteve të fundi tai kishte marrë pushime”, i tha ai gazetës britanike.

Raportet tregonin se piloti 56-vjeçar kishte marrë pushim me rekomandim nga mjeku pas vdekjes së nënës së tij, megjithëse duket se atij i ishte dhënë “drita jeshile” për t’u rikthyer në kabinën e pilotit.

Gjetja e parë

Sipas raportit paraprak të hetimit të aksidentit, të publikuar të shtunën, avioni i pasagjerëve po udhëtonte me 333 kilometra në orë dhe sapo ishte ngritur kur çelësat e dy motorëve u kthyen nga pozicioni “i ndezur” në pozicionin “i ndërprerë”.

Raporti nuk specifikoi se nga kush. Motorët humbën menjëherë të gjithë fuqinë.

Raporti paraprak nuk përcaktoi fajin për aksidentin, por vuri në dukje se njëri nga pilotët e pyeti tjetrin pse e kishte ndaluar furnizimin me karburant të motorëve, tjetri u përgjigj se jo.

Aeroplani humbi lartësinë dhe u përplas me ndërtesat brenda gjysmë minute. Në mbeturinat e mbetura pas rrëzimit, çelësat u gjetën të kthyer në pozicionin “në punë”. Të dhënat nga regjistruesi i të dhënave të fluturimit tregojnë se motorët u rindezën pak para rrëzimit, por ishte tepër vonë për ta parandaluar tragjedinë./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
air india motoret Tragjedia

Nga e njëjta kategori

Pellumb Gjoka

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon me 9 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka, përfiton gjykim të shkurtuar

më shumë...

Rezerva e uraniumit e Iranit mund ta vendosë Kazakistanin në qendër të marrëveshjes bërthamore

më shumë...

Taksa e pronës do të rritet, ekspertët: Nuk pritet të rriten kostot për qytetarët që kanë një banesë

më shumë...

Theu masën e arrestit në shtëpi dhe lëvizte lirshëm me makinë, arrestohet një person në Maliq (EMRI)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

Pellumb Gjoka
3:33

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon me 9...

3:30

I zhdukur prej dy javës, gjendet trupi...

3:21

Rezerva e uraniumit e Iranit mund ta...

3:11

Taksa e pronës do të rritet, ekspertët:...

2:45

Theu masën e arrestit në shtëpi dhe...

2:27

Ndikimi i protestave në turizëm, operatorët në...

2:21

9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë

2:04

Ukraina godet Moskën, dëmtohet një rafineri kyçe...

2:02

Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm...

1:57

Rezoluta e PE, Balla: S’ka leje ndërtimi...

1:44

Aksident në Elbasan, autobusi del nga rruga,...

1:41

Si t’i zhdukni njollat e yndyrnave lehtësisht...

1:29

Kishin kultivuar kanabis në Fushë Gjormë, një...

1:25

Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që...

1:08

Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë...

1:07

Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në...

12:58

Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë...

12:57

Debat per protestat në Parlament, Berisha: Rama...

12:27

Firmoset marrëveshja e paqes, Trump: Bombardime masive...

12:13

Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike,...

Më të klikuarat

  • I zhdukur prej dy javës, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be s...
  • Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në pa...
  • “Marina Orikum”, porta e re e luksit dhe turizmit detar në M...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.