E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

WP: Mojtaba Khamenei është i plagosur, i izoluar dhe nuk i përgjigjet mesazheve

Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei është “i plagosur, i izoluar dhe nuk i përgjigjet mesazheve”, thanë zyrtarë të sgurisë amerikane dhe izraelite për Washington Post.

Sipas zyrtarëve izraelitë, Trupat e Gardës Revolucionare dhe disa klerikë kanë forcuar kontrollin e tyre mbi Iranin.

Uebsajti i lajmeve Axios raportoi të shtunën (21 mars) se Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së, Mossadi izraelit dhe agjenci të tjera të inteligjencës po punojnë për të gjetur Khamenein, i cili është zhdukur që kur u shpall udhëheqësi i ri suprem pas vrasjes së babait të tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë