Subscribe

Nga Beogradi ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Europën dhe Euroazinë ka deklaruar se Kosova ka të drejtë të formojë forca profesionale që do të merren me sigurinë dhe se kjo nuk do të ishte një kërcënim për Serbinë. Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin serb Vuçic, ai u ka bërë thirrje të dyja palëve që t’i zbatojnë të gjitha detyrimet për të cilat janë zotuar.

 

 “Tani është koha qe te zgjidhim problemet. Ne jemi gati t’ju vijmë ne ndihme.  Dua të theksoj se Kosova ka të drejtë të formojë forcat profesionale, të cilat do të merren me sigurinë, në të cilën do të përfshiheshin serbët kosovarë dhe askush nuk ka të drejtë t’ia ndalojë Kosovës të zhvillojë një strukturë të tillë. Ne mbështesim dialogun dhe shpresojmë qe pengesat te tejkalohen”

 

Ndërsa presidenti Vucic bëri të qartë qëndrimin kundër forcës së sigurisë së Kosovës dhe tha se është i hapur për kompromis, por jo për poshtërim.

 

” Ne e dimë se Kosova është pengesa më e vështirë,  ne mund të pranojmë vetëm një zgjidhje kompromisi, por jo poshtërim.  Nga Marrëveshja e Brukselit, Serbia i ka përmbushur të gjitha detyrimet e veta – gjyqësorin, policinë, mbrojtjen civile, telekomunikacionin … Shqiptarët kishin vetëm një detyrim për të përmbushur, Komuniteti i komunave me shumicë serbe por edhe këtë ata nuk e kanë bërë.”

 

Në takimin me presidentin Thaçi pak ditë më parë, ndihmës sekretari amerikan tha se SHBA e mbështet krijimin e forcës së sigurisë, por Vucic këmbënguli në kundërshtimin e këtij fakti me pretendimin se sipas marrëveshjes ushtarako-teknike në Kumanovë, mund të ketë vetëm KFOR në Kosovë dhe asgjë tjetër. Ushtria e Kosovës, sipas Vucic, është kundër të gjitha akteve ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *