E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Wenger jo më trajner, nga sot merr detyrë të rëndësishme në FIFA

Arsene Wenger duket se nuk do të ulet më në pankinë për të drejtuar një skuadër futbolli.

 

Kjo për faktin se Wenger është emëruar shef i Zhvillimit Global të Futbollit, në FIFA-s. Vendimi u bë i ditur nga institucioni më i lartë i futbollit.

 

Reklamë

Wenger do të mbikëqyrë panelin e hartimit të rregullave, programet stërvitore dhe analizën teknike të lojërave në turnetë e FIFA-s. Pozicion ky që më përpara mbahej nga Marco van Basten.

 

Emri I teknikut francez gjatë ditëve të fundit ishte përmendur si një nga kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e Bayern Munich.

 

Wenger për 22 sezone ka drejtuar klubin e Arsenal me të cilin fitoi tre Premier League dhe shtatë FA Cup.

Vazhdo të lexosh

Reklamë