Vullkani “Fuego” merr të tjera jetë njerëzish

Shpërthimi i fuqishëm vullkanik ne Guatemalë ne me shume se 100 vjet e ka rritur ndjeshëm bilancin e viktimave. Zyrtaret vendas kane raportuar se 69 persona kane humbur jetën. 15 te tjerë jane shtruar ne spital, ndërsa 12 prej tyre janë fëmije te cilët kane ne trup djegie shume te renda.
Shpresat për te mbijetuar te tjerë jane pothuajse zero. Shpërthimi i vullkanit “Fuego” ne Guatemalë shkatërroi fshatra te tere me lumenj llave e gurë. Situata apokaliptike preku me shume se 1.7 milionë banore. Pasojat e renda detyruan presidentin Jimmy Morales te shpallte tri dite zie kombëtare. Ekspertet nuk përjashtojnë mundësinë e ndonjë shpërthimi te ri, ndërsa njerëzit janë paralajmëruar te bëjnë kujdes.




