E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Rajoni

Vulin: Serbia nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha të mërkurën se Serbia ka zgjedhur të mbetet vend ushtarakisht neutral dhe se kurrë nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, apo e ndonjë aleance tjetër ushtarake.

Vulin i bëri këto komente në një konferencë për siguri që u mbajt në Moskë.

Ai tha se NATO-ja me bombardimet e para 20 vjetëve mbi caqet e ushtrisë serbe “ka bërë përpjekje të vrasë Serbinë, duke vrarë të drejtën ndërkombëtare”.

“Serbia, e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçic, është rimëkëmbur por e drejta ndërkombëtare nuk është. Serbia është ende gjallë, por e drejta ndërkombëtare është ende e vdekur”, tha Vulin, gjatë prezantimit të tij me temën, “Siguria e Ballkanit midis sfidave globale dhe trashëgimisë rajonale”.

Vulin po merr pjesë në “Konferencën e Tetë të Sigurisë Ndërkombëtare”, e cila po i zhvillon punimet në Moskë nga data 24 deri më 26 prill.

Vazhdo të lexosh

Reklamë