Subscribe

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se kërcënimet e Haradinajt me luftë janë dëshmi e mjaftueshme që Kosova të mos ketë ushtri dhe pse duhet të bëhet një caktim i qartë i kufijve mes Serbisë dhe Shqipërisë së Madhe.

 

Duke marrë shkas nga deklarata e kryeministrit të Kosovës, Haradinaj se ndryshimi i kufijve do të sjellë një luftë të re, Vulin ka theksuar se terroristët dëshirojnë sërish luftë.

 

 “Terroristët e padënuar ëndërrojnë të përsërisin krimet e tyre dhe të fshehin veten pas vendeve të mëdha perëndimore në mënyrë që të shmangin dënimin dhe humbjen.”

 

Si kundërpërgjigje ndaj Kreut të Qeverisë së Kosovës,  ai tha se Bashkimi Evropian duhet të ndalë Haradinajn dhe të parandalojë konfliktet dhe destabilizimin në Ballkan.

 

“Bashkimi Evropian duhet të ndalë Haradinajn dhe në interesin e saj, të parandalojë konfliktet dhe destabilizimin në Ballkan. Fillimi përfundimtar i punës së gjykatës së OKB-së për krimet e luftës dhe ngritja e aktakuzave për kriminelët e UÇK-së do të ishte një rrugë drejt stabilizimit dhe pajtimit”.

 

Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi Kryeministri Haradinaj theksoi se është kundër lëvizjes së kufijve dhe se askush nuk ka mandat për të bërë këto ndryshime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *