Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zbutur qëndrimin ndaj Kosovës duke deklaruar se Prishtina duhet të ulë taksën në 10 për qind dhe më pas të dyja vendet mund të diskutojnë për çfarëdo teme që Kosova dëshiron të flasë.
Aleksandar Vuçiç: Le të ulin taksën në 10 për qind dhe ne do të bisedojmë çfarëdo që dëshiron. Ne duhet të përgatitemi për ndihmë dhe mbështetje afatgjatë për popullin tonë në Kosovë, gjë që nuk do të jetë e lehtë. Kur t’i tërhiqni taksat, do ta diskutojmë menjëherë temën që dëshironi, por për sa kohë që ju bëni këtë, ju na futni në lëvizje të reja në një realitet të ri.
Vuçiç pas takimit me kabinetin e qeverisë së Bërnabiç është shprehur se gjithçka mund të rregullohet duke biseduar me Kosovën, por ndërkohë e ka quajtur tarifën e vendosur nga qeveria Haradinaj si ilegale dhe anti-civilizim.
Taksa e Kosovës prej 100 përqind për produktet serbe dhe boshnjake dëmton rëndë ekonominë e këtyre dy vendeve pasi të ardhurat nga mallrat serbe që hyjnë në Kosovë kalojnë 400 milionë euro ndërsa në Bosnjë Hercegovinë rrezikohen mbi 10 mijë vende pune.





