Subscribe

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor këtë të premte do të zbarkojnë në Tiranë në takimin e tretë, me qëllim krijimin e një hapësire të lëvizjes së lire mes vendeve të rajonit.

Presidenti serb aleksandar vucic, kryeministri maqedonas zoran zaev dhe presidenti I malit të zi Milo Gjukanovic  do të jenë në Tiranë për samitin e quajtur ndryshe  mini schengeni ballkanik.

Por, në këtë takim nuk do të jetë e pranishme Kosova.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka refuzuar ftesën e Ramës, një qëndrim ky i mbajtur nga Prishtina zyrtare edhe për dy takimet e para në novi sad të Serbisë dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Sot pasdite në orën  17.00, Kryeministri Edi Rama do të presë liderët e ftuar në një takim jozyrtar në Tiranë.

Dy orë më pas,  së bashku me delegacionet pjesëmarrëse ata do të jenë të pranishëm në Parkun Olimpik, në eventin e veçantë të bamirësisë “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, dedikuar procesit të rindërtimit, pas tërmetit  të 26 nëntorit.

Ndërsa të shtunën, liderët rajonalë do të vizitojnë disa nga zonat e prekura nga tërmeti, në Durrës, e më pas do të zhvillohet “Sesioni i liderëve” ku në focus do të jenë përfitimet e qytetarëve të rajonit nga krijimi I një hapësire pa barriera për njerëzit dhe mallrat.

Ndërkohë në tiranë lëvizja vetëvendosje me qedër në shqipëri do të protestojë kundër ardhjes se kreut të shtetit serb Vucic të cilin e akuzon se mohon genocidin në Kosovë .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *