Subscribe

Dështimi për të rinisur bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve mund të destabilizojë rajonin e Ballkanit perëndimor,  i cili ende po ringjallet nga luftërat e viteve  90, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një intervistë për agjencinë e lajmeve  Reuters.

 

“Çdo ditë vonese mund të krijojë kushte në të cilat një shkëndijë mund t’i vë zjarrin rajonit. Shtetet Perëndimore duhet ta dinë këtë. Ky është rreziku, kur ushqehen ndjenjat nacionaliste. Hyrja jonë në Bashkimin Evropian varet nga dialogu me Prishtinën dhe në atë nëse ne një ditë do të mund të arrijmë një marrëveshje.”

 

Ndër të tjera Reuters citon se si kundërpërgjigje ndaj përpjekjeve të Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, Prishtina vendosi taksë 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia, veprim i cili mund t’i kushtojë ekonomisë së Serbisë 600 milionë euro çdo vit, rreth 0.4 për qind të GDP-së.

 

Gjithashtu Agjencia e Lajmeve nënvizon se kreu i shtetit serb, në pushtet që nga viti 2012, ka thënë se nuk e ka në plan të japë dorëheqje apo të thërrasë zgjedhje të parakohshme, diçka që po kërkohet nga mijëra opozitarë në protestat që nisën dhjetorin e kaluar e që e akuzojnë qeverinë për nepotizëm, korrupsion dhe shkelje të lirive të mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *