Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur qëndrimin e presidentit serb lidhur me Kosovën, duke publikuar te plote ne rrjetin social Facebook shkrimin e Aleksandër Vuçiç, te botuar ne gazeten “Blic”. Po çfarë tha kreu i shtetit serb qe e befasi Ramen.

 

“Ka ardhur koha që ne si popull të mos veprojmë si struci që fsheh kokën nën rërë, por të përpiqemi të jemi të vërtetë; të mos i lejojmë vetes të humbasim ose t’i japim dikujt atë që është e jona, por, gjithashtu, të mos presim se do të na bjerë në dorë ajo çka kemi humbur prej kohësh. Të heshtësh do të thotë që neve nuk na interesojnë më përgjigjet, për kurrëfarëgjëje. Të heshtësh do të thotë se nuk kemi më çfarë të kërkojmë. Se kemi hequr dorë së shpresuari. Se jemi të gatshëm për opcionin e fundit. Për konflikt. Brendapërbrenda nesh dhe me ata rreth e qark nesh. Heshtja është tipar i atyre që mendojnë se vetëm ata kanë të drejtë. Atyre që nuk duan të dëgjojnë kurrkënd.”

 

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, theksoi me tej se zgjidhja gjendet tek dialogu.

 

“Kundërshtarët e dialogut për Kosovën, me Prishtinën janë ata që për çdo humbje-fitore ose për fatkeqësinë e tjetrit gëzohen sikur të jetë suksesi i tyre, duke qenë se nuk njohin sukses tjetër. Arsyetimi i tyre për këtë lloj mosveprimi, çka është në mënyrën e vet krim historik, duke pasur parasysh peshën e pyetjeve që kërkojnë përgjigje, bazohet në shpresën e kotë se dikush, dikur në fund ka për t’u “dhënë Kosovën” dhe për këtë gjë, për kënaqësinë e tyre, do të mbajnë pasojat. Këtë edhe mund ta kuptoj nga këndvështrimi i politikës së përciptë të ditës, ndërsa nga këndvështrimi historik kjo gjë nuk ka as justifikim, as logjikë. Duke qenë se kjo është pyetja më e vështirë që shtrohet para nesh, në bazë të pikërisht kësaj – që është jona, pikërisht për këtë gjë është e domosdoshme si asnjëherë tjetër më parë që të gjithë bashkë të gjejmë një përgjigje. Një përgjigje që do të jetë e qëndrueshme, që e përjashton konfliktin si opsion dhe që do të na shërbejë të të gjithë neve që jetojmë në këto vise.”

 

Per kryeministrin Edi Rama ky shkrim i presidentit serb as qe mund te imagjinohej me pare, por megjithatë sipas tij, mbetet ende pune per te dale prej territ te tunelit.

 

“Edhe ky shkrim i Aleksandër Vuçiçit, Presidentit të sapozgjedhur të Serbisë, nuk mund të imagjinohej pak vjet më parë paçka se, siç i thonē, djalli fshihet nē detaje dhe nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë… Dhe Kosova mbetet, mu siç e thotë edhe Presidenti serb, nyja gordiane, prerja ose jo e së cilës, përmes njohjes ose jo si shtet nga Serbia po shtoj unë, është edhe zgjedhja e qartë mes territ të tunelit dhe dritës së daljes prej tij!”

 

Shefi i qeverise shqiptare vlerëson se përpjekja e mundimshme dhe reciproke për ta kuptuar deri në fund njëri-tjetrin, përmes një dialogu të palodhur është rruga e vetme per te siguruar paqe mes dy popujve dhe kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *