E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Vuçiç takon Putin para zgjedhjeve, pret armatim nga Rusia

Në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2 prillit në Serbi, kryeministri Aleksandar Vucic mban një takim të hënën në Moskë me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin.

 

mbështetja e Rusisë është një kapital i madh politik për Vucic, i cili dikur një ultranacionalist sot një lider pro-europian, po i mban të hapur të gjitha opsionet me BE-në, NATO-n por dhe aleatin historik, Rusinë.

 

Reklamë

Por sikurse raporton Radio Europa e Lirë, Vucic pret finalizimin e marrëveshjes me Putinin, lidhur me dërgimin e gjashtë aeroplanë luftarakë të tipit MiG-29, disa ditë para votimeve për president.

 

Partia e Aleksandar Vuçic është favorite për të fitur kundër opozitës së ndarë. Ai synon të fitoj numër të mjaftueshëm të votave për të mos pasur nevojë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë