Menjëherë pasi priti të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun me Kosovën, Miroslav Lajcak, president i Serbisë Aleksandër Vuçiç udhëtoi drejt Moskës.

Ai u takua me shefin e Kremlinit Vladimir Putin, me të cilin zhvilloi një bisedë me dyer të mbyllura për më shumë se një orë. Mediat serbe shkruajnë se në fokus të takimit ishte çështja e dialogut Kosovë-Serbi.

Pas takimit, Vuçiç tha për mediat se “bashkë me presidentin rus, diskutuan për mënyrat e zgjidhjes së problemit të Kosovës” dhe se “Putin ka shprehur mendimin e tij, duke respektuar pikëpamjet e Serbisë”

I pyetur nga gazetarët në Kremlin nëse Putin e ka këshilluar presidentin Vuçiç për rrugën që do të ndjekë Serbia në lidhje me zgjidhjen e çësthjes së Kosovës në skenën ndërkombëtare, Vuçiç është shprehur shkurt: Rusia e respekton vendimin e Serbisë, dhe nuk ka dyshim për këtë”

Vizita e Aleksandër Vuçiç vjen në një kohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian po kërkojnë arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi. Shtepia e Bardhe ka organizuar një takim në datën 27 qershor, ndersa Brukseli synon tryezen ne muajin korrik.  

Ndërkohë, vizita e Vuçiç në Moskë tregon se presidenti serb kërkon të marrë bekimin e Moskës zyrtare para se të ulet në bisedimet e reja me Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *