Subscribe

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pritur në një takim admiralin e NATO-s, Rob Bauer. Kreu i shtetit serb ka shkruar në rrjetin social instagram se paqja në rajon eshte detyre kyçe për të gjithë.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI SERB

Bisedë e mirë me admiralin Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s. Paqja dhe depërshkallëzimi i tensioneve janë detyra kyçe për të gjithë ne. Serbia është ushtarakisht neutrale, por do të vazhdojë bashkëpunimin korrekt me NATO-n.

 

Vuçiç ka theksuar se është shumë e rëndësishme që të ketë një dialog të rregullt ndërmjet përfaqësuesve të Serbisë dhe zyrtarëve të strukturave euroatlantike, pasi kjo kontribuon në forcimin e besimit të ndërsjellë dhe rrit bashkëpunimin ndërmjet Serbisë e NATO-s.

 

Sipas presidentit serb edhe KFOR ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe në mbrojtjen e serbëve në Kosovë. Edhe pse Vuçiç ka përsëritur se Serbia është ushtarakisht neutrale, ai ka theksuar se po punon për shmangien e përshkallëzimi të situatës në veri.

 

Udhëtimi i admiralit Rob Bauer në Beograd vjen vetëm 3 ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga qeveria në Prishtinë për riregjistrimin e makinave që kanë targa RKS, Republika e Kosovës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *