E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Vuçiç, skeptik për dialogun: “Nuk besoj se do të ndodhë takimi i Parisit në 1 korrik”

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur sërish skeptik lidhur me takimin e Parisit, i cili pritet të mbahet më 1 korrik, duke theksuar se është 99 për qind i sigurt se ai nuk do të ndodhë.

 

Aleksandar Vuçiç:

Unë mendoj se shqiptarët nuk janë të gatshëm të flasin për ndonjë gjë të rëndësishme, sepse në një mënyrë të veçantë ata duan të dërgojnë një mesazh për gjermanët dhe francezët se nuk janë evropianët ata që duhet të zgjidhin problemin e Kosovës.

Reklamë

 

Vuçiç tha se Serbia ka vepruar në mënyrë konstruktive dhe dëshiron seriozisht dialogun, por faktet tregojnë se Prishtina kërkon që procesi të drejtohet plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe askush tjetër.

 

Sipas kreut të shtetit serb gjermanët dhe francezët e kanë kuptuar mirë mesazhin e Kosovës.

 

Në intervistën e tij në emisionin e mëngjesit të kësaj të enjteje kreu i shtetit serb shtoi se nuk ka afate për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë