Situata nga pandemia e koronavirusit në Serbi ka detyruar presidentin Aleksandër Vuçiç të paralajmërojë rikthimin e izolimit tw pjesshwm në Bograd.

Gjatë një konference të jashtëzakonshme për mediat, Vuçiç tha se “situata në kryeqytet është kritike, e po ashtu edhe në 4 qytete të tjera, pasi 120 persona janë të intubuar dhe më shumë se 4 mijë të tjerë janë duke u trajtuar në të gjitha spitalet e vendit.

“Nga e Premtja, Beogradi do të jetë në shtetrrethim deri të hënën,” tha Vuçiç, duke shtuar se me këtë ritëm, situata mund të bëhet edhe më e vështirë.

Presidenti i Serbisë gjithashtu njoftoi se duke nisur nga nesër, nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se 5 personave.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për të moshuarit dhe për njëri tjetrin, veçanërisht për mjekët të cilët ndodhen në frontin e parë të luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *