Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç komentoi për herë të parë aktakuzat e ngritura ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte.

Sipas Vuçiç, ky është momenti për t’u treguar të vetëpërmbajtur. Ai pranoi se kanë ndodhur krime të tmerrshme gjatë luftës.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi të përmbajtur. Ne e dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme. Në çdo gjë tjetër, duhet të tregojmë përmbajtje, pasi kështu mbrojmë popullin serb në Kosovë nga çdo dhunë, incident dhe sulm.”

Deklaratat ai i bëri para mediave në Bruksel, ku po qëndron për vizitë zyrtare, gjatë së cilës ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë evropianë.

Po ashtu, Vuçiç pret që gjatë 2-3 javëve në vijim të rinisin bisedimet me Prishtinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *