Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 August 2026
Vizion fokus

Aleati kryesor i Zelenskyt emërohet në krye të Shërbimit...

Monitorimi ajror i territorit kundër kultivimit të bimëve narkotike,...

Mbajti trupin e nënës në frigorifer për tre vite...

Zjarr i përmasave të mëdha në Hekal, 10 hektarë...

Sherr për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar...

Irani var dy persona që pretendon se spiunonin për...

UEFA-FIFA-s: Mos zhdukni dokumentet! Gati veprimet ligjore ndaj Infantinos,...

Sulmi në një restorant në Moskë, Rusia akuzon Ukrainën...

Thahet Danubi, Rumania ndërhyn me eksploziv për të mbajtur...

Ukraina sulmon me dron magazinën e Wildberries në Rusi

Vuçiç: Pres zgjidhje nga aleatët, nuk e di rrugëdaljen që kanë menduar

2 Qershor 22:11

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 2 qershor, tha se nuk e di se cila është zgjidhja për shtensionimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe se po pret të dëgjojë propozimet e zyrtarëve perëndimorë që vijnë në Beograd.

 

“Vetëm nga e hëna, kur të dëgjoj Lajçakun dhe Escobarin, atëherë do t’i thërras serbët nga Kosova për t’u konsultuar. Nuk e di se çfarë ka menduar dikush si rrugëdalje”, tha Vuçiç për televizionin Prva.

 

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, javën e ardhshme do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.

 

Vizita e tyre vjen në mes të tensioneve në veri të Kosovës, ku grupe të serbëve lokalë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë protestuar për një javë kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.

 

Bashkimi Evropian iu bashkua thirrjeve të Francës dhe Gjermanisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.

 

BE-ja gjithashtu kërkoi që të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhje të tilla, si dhe fillimi i punës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilën është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

 

Brukseli paralajmëroi gjithashtu se mosplotësimi i kërkesave do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë me BE-në.

 

Vuçiq po ashtu tha se nuk e di nëse serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës.

 

“Më duhet të flas me ta këto ditë dhe të shoh se çfarë do të fitojë populli ynë, e jo vetëm çka do të lëshojë pe. Ne jemi gjithmonë të gatshëm dhe duam paqe dhe ulje të tensioneve”, tha Vuçiq, duke shtuar se nuk është optimist.

 

Vuçiç  tha se më 2 qershor ka biseduar me zyrtarët amerikanë – me të dërguarin e Bashkimit Evropian (BE) për sanksione, David O’Sullivan, me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill dhe zëvendës-këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së, Jon Finer.

 

Rezultati i këtyre bisedimeve, të cilat nuk u njoftuan zyrtarisht, nuk është bërë i ditur.

 

Presidenti i Serbisë njoftoi gjithashtu se, më 3 qershor, do të vizitojë Dragisha Galakun e plagosur në Zveçan.

 

Sipas deklaratave të mëhershme të Vuçiqit, ai është njëri nga tre të plagosurit rëndë në përleshjet me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhjetëra ushtarë të të cilit u plagosën më 29 maj, gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e demonstruesve serbë.

 

“(Kryeministri i Kosovës Albin) Kurti dëshiron që Serbia dhe NATO të hyjnë në një konflikt. Ndërkaq, nuk është në interesin tonë të hyjmë në luftë me NATO-n”, tha Vuçiç më 2 qershor.

 

Vuçiç konfirmoi gjithashtu se këtë javë është takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në Moldavi dhe mohoi që Zelensky ka kërkuar nga Beogradi zyrtar të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

 

“Ne shtrënguam duart, folëm për herë të parë në jetën tonë, për katër minuta. Më sulmuan menjëherë… sepse folëm katër minuta, u takuam dhe biseduam. Nuk e prekëm për asnjë moment atë çeshtje (sanksionet)”, tha Vuçiç./R.E.L

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
kosove ndërkombëtarë Serbi situata ne veri Vucic

Nga e njëjta kategori

Sherr për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Itali, plagoset i vëllai

më shumë...

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lushnjë, katër të plagosur

më shumë...

Të shtënat me armë në Palasë, momenti kur policia mbërrin në jaht dhe nis kontrollet

më shumë...

Dënohen me 155 vite burg 28 persona, GJKKO i shpall fajtor për transport të paligjshëm të emigrantëve: Funksiononin si grup kriminal

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:49

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK...

5:46

Aleati kryesor i Zelenskyt emërohet në krye...

5:42

Gjumi i mirë e ka një sekret,...

5:41

Temperatura mbi 41°C në Vlorë, zjarrfikësit freskojnë...

5:18

Monitorimi ajror i territorit kundër kultivimit të...

5:17

Çfarë t’i thoni një fëmije kur ka...

5:05

Mbajti trupin e nënës në frigorifer për...

4:57

Zjarr i përmasave të mëdha në Hekal,...

4:47

Librazhd/ Zjarri në Dardhë vijon prej gjashtë...

4:44

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të...

4:29

Parashikimi i motit për ditën e martë

4:11

Sherr për një vajzë, vritet me thikë...

3:54

Me shpejtësi të lartë dhe drejtim mjeti...

3:23

Irani var dy persona që pretendon se...

2:58

UEFA-FIFA-s: Mos zhdukni dokumentet! Gati veprimet ligjore...

2:46

Teknologjia tërheq të rinjtë, 20 vjeçari themelon...

2:42

Sulmi në një restorant në Moskë, Rusia...

2:39

Mbështetja për bizneset e vogla, Koçiu: Ekspertizë...

2:36

Emigrantët vijnë për pushime, fluks i lartë...

1:53

E rëndë në Tiranë/ Mori peng dhe...

Më të klikuarat

  • Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet pa...
  • Mbajti trupin e nënës në frigorifer për tre vite që të merrt...
  • Sherr për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në...
  • E rëndë në Tiranë/ Mori peng dhe ngacmoi s*ksualisht 13-vjeç...
  • Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe 27 të plagos...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.