E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 42 minuta më parë
Bota

Vuçiç nuk ndryshon qëndrim për Haradinajn

Lista Serbe ka marrë vendimin që të hyjë në qeverinë e Kosovës, pas konsultimeve me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe drejtorin e të ashtuquajturës zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç.

 

Por nga ana tjetër,  Vucic ka thënë për mediat serbe se Beogradi zyrtar nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj.

 

Reklamë

Por ai thekson se është në dore te serbëve që jetojnë në Kosovë të marrin vendimin për të hyrë apo jo në qeveri. Në bazë të marrëveshjes së arritur, Lista Serbe ka marrë drejtimin e tre ministrive. Disa muaj më parë, Haradinaj u arrestua në aeroportin e Francës në bazë të një fletarresti serb.

 

Autoritetet serbe kërkuan ekstradimin e tij në Serbi, por gjykata franceze e shpalli të pafajshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë