Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk do ta ndalojë eksportin e grurit të kontraktuar nga Shqipëria.

 

Në një deklaratë për mediat, Vuçiç bëri me dije se qeveria ka ndaluar eksportet për shkak të krizës që ka kapluar botën, por për vendet e rajonit do bëhet një përjashtim, tha ai.

 

“Kërkesat e para zyrtare që morëm ishin në përputhje me ato marrëveshje, të nënshkruara me Shqipërinë. Për këtë po flasim tani dhe do të lejojmë sa më shpejt eksportin e grurit në Shqipëri”, theksoi Vuçiç.

 

Ai shtoi gjithashtu se tregu i naftës dhe derivateve të naftës “u qetësua” sepse u siguruan sasi të mjaftueshme dhe me çmim “të mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *