E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Vuçiç në samitin e “Open Balkan”: Kjo nismë do të krijojë themelet për të ardhmen e fëmijëve tanë

Në fjalën e tij gajtë takimit “Ballkani i Hapur”, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e konsideroi këtë nismë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendeve, ndërsa shtoi se tregu i përbashkët rajonal do të sjellë zhvillim ekonomik.

 

“Mbajta shënim një fjali të fortë të Rusvelt, ne ndoshta nuk përgatisim të ardhmen për fëmijët tanë, por mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen që i pret. Kjo është një iniciativë më e madhe se ne të tre. Do të krijoje bazën e themelet për fëmijët tanë. Objektivi më i rëndësishëm është të lidhim njerëzit me njëri-tjetrin. Ata njerëz që kanë menduar më shumë për të shkuarën se për të tashmen dhe për të ardhmen. Kam biseduar dje me përfaqësuesit e bizneseve shqiptare dhe pash një dëshirë shumë të madhe për të investuar e bërë biznes si në Maqedoninë e Veriut e të Serbisë. Besoj se shumë më shumë qytetarë apo pushues do të vijnë në Shqipëri”, deklaroi Vuçiç.

Më shumë video

Reklamë