Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shpresur se shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, nuk është fajtore për ndërprerjen e dialogut, pasi fajtorë për këtë mund të jenë vetëm dy palët, Prishtina dhe Beogradi.

 

“Le të mendojnë mirë në Prishtinë se kush është fajtor. Të mendojnë se cila palë dëshironte dialog dhe kush nuk e dëshironte atë”.

 

Gjithashtu ai është shprehur se shpreson se do të ketë më shumë mirëkuptim në të ardhmen dhe Prishtina do ta kuptojë se me “masa të dhunshme dhe joligjore” nuk mund të arrijë asgjë.

 

Ndërkohë më herët kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka fajësuar shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për siç ka thënë “mbytje” dhe “çrregullim” të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *