Serbia do të jetë gjithmonë e gatshme për dialog me Kosovën, por pa kushte. Deklaratën e beri presidenti Aleksandër Vucic në përgjigje të kryeministrit Albin Kurti i cili tha se Prishtina do të vijojë bisedimet me Beogradin ku fokusi do të jetë njohja reciproke.

 

ALEKSANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISË 

 

“Ata që i lexuan me kujdes deklaratat e Albin Kurtit i vunë re dy gjëra. Së pari, ai tha se dialogu sigurisht që duhet të zhvillohet, por në qendër duhet të jetë njohja reciproke. Beogradi është për dialog pa kushte, pa diktime dhe urdhra për palën serbe. Më pas kurti tha se  ata janë në një rrugë të pastër evropiane dhe do të kërkojnë anëtarësimin në union, dhe se Serbia është anëtare e Bashkimit Euroaziatik. Ai nuk e kupton se çfarë është nënshkrimi i një marrëveshjeje dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar”

 

Vucic u ndal edhe të marrëdheiet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën.

 

“Serbia është në rrugën evropiane dhe ka marrëdhënie shumë të mira me të gjithë miqtë e saj në botë, Rusinë, Kinën, Indinë dhe do të vazhdojë t’i mbrojë, kultivojë dhe trashëgojë ato”

 

Ditët e fundit Serbia po përballet me një tjetër skandal.

Një video e publikuar në media, ku shihen zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë gjatë natës së ndërrimit të viteve, duke kënduar këngë e lavde gjenocidit të Srebrenicës dhe duke bërë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë, ka shkaktuar reagime të ashpra në vend.

 

 

Në lidhje me këtë Vucic ka akuzuar mediat kroate të cilat sipas tij  qëllimisht promovojnë histori negative nga Serbia teksa u shpreh se boshnjakët do të jenë absolutisht të sigurt dhe të mbrojtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *