Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes delegacionit të lartë të qeverisë amerikane dhe Beogradit për nisjen e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë të 4 shtatorit, presidenti Serb Aleksandër Vuçiç duket se kishte organizuar një darkë jo zyrtare për zyrtarët amerikanë.

 

I dërguari i SHBA-ve për dialogun Richard Grenell, ka publikuar pamje nga darka në Beograd, ku serbët

kënduan këngë për Alabamën dhe Virginian Perëndimore.

 

“Serbët dhe amerikanët në Beograd këndojnë për Alabamën dhe Virginian Perëndimore, natë e mahnitshme”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Të pranishëm në darkë, përveç Grenell e Vuçiç ishin edhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, drejtori ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, etj.

 

Kjo nuk është hera e parë që presidenti serb bën pritje të tilla për mysafirët e tij.

 

Në 2017, Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç i këndoi këngën e Osman Agës gjatë darkës së shtruar në nder të vizitës së presidentit turk Rexhen Tajip Erdogan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *