E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Vuçiç: Beograd-Prishtinë nuk janë afër arritjes së marrëveshjes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Beogradi dhe Prishtina nuk janë fare afër arritjes së marrëveshjes.

 

Vuçiç ka theksuar se është zotuar se do t’i informojë qytetarët në Serbi nëse marrëveshja arrihet duke e prezantuar atë para opinionit.

 

Reklamë

Është shumë vështirë të arrijmë çfarëdo marrëveshje. Nuk jemi afër, nuk ka marrëveshje. Se a jemi afër zgjidhjes, nuk jemi, jemi mjaftë larg saj. Por, nëse arrijmë një marrëveshje të tillë, unë do t’i informojë qytetarët, ka thënë Vuçiç.

 

Ndërkohë në lidhje me pyetjen nëse përfaqësuesit shqiptarë nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë do të shkojnë në Tiranë për bisedime, Vuçiç tha se nuk ka frikë nga bisedimet e tilla, për siç i ka quajtur ai, dëshirat e disave të cilat nuk janë të reja.

 

Gjithashtu ai tha se ditët në vijim do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Më shumë video

Reklamë