Subscribe

Një 23 vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të hënë ne një kanal në fshatin Sulaj të Fierit, pranë kthesës së Hamilit.

 

Viktima është Florian Selimi, banues në Sulaj, i cili sipas policisë është qëlluar disa herë me thikë, pas një konflikti, dhe më pas është hedhur në kanal.

 

Pranë vendit ku u gjet trupi i pajetë është gjetur dhe një makinë tip ‘’Renault” me targa AA641EN, ndërsa mjeti ka pasur mjaft dëmtime, dhe dyshohet se është në pronësi të të riut.

 

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *