E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I dënuar në Itali për p*rdhunim, arrestohet në Vlorë 64-vjeçari

Policia e Vlorës ka arretsuar një 64-vjeçar  të dënuar në Itali për veëprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Në kuadër të operacionit “Strike 8” u kap në lagjen “Hajro Çakërri” dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi A. B., 64 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 64-vjeçarit në Itali.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.