E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vritet me armë i riu shqiptar në SHBA

Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Nju Jork.

 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 7 shtatorit, ku viktimë e këtij sulmi ka ngelur I riu shqiptar Grei Frashëri, i cili u qëllua për vdekje me armë nga persona ende të paidentifikuar në Bay Ridge në Brooklyn.

 

Reklamë

Sipas mediave amerikane policia gjeti në vendngjarje disa gëzhoja, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi me tre makina pasi kanë kryer vrasjen. Nuk dihen ende autorët që kanë kryer vrasjen si dhe shkaqet.

 

Ndërkohë të afërm të riut shqiptar kanë reaguar në Facebook, ku shprehen të hidhëruar për vdekjen e njeriut të tyre.

 

Në postimet e tyre në rrjetet sociale ato u bëjnë thirrje të gjithëve atyre që kanë informacion për vrasjen e Greit t’ua tregojnë autoriteteve. Ndërkohë në një faqe dedikuar viktimës, hopeforgrei.com, një i afërm tjetër shkroi se familja ka vendosur që ta falë autorin që kreu ekzekutimin.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë