Subscribe

Sherri mes dy adoleshentëve në Bathore, përfshiu edhe familjarët e tyre, duke shkaktuar vdekjen e Aleksandër Barlikës dhe plagosjen e vëllait të tij.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi te premten ne një lokal, pranë një karburanti ne zonën e institutit në Kamzë.

 

Fillimisht, dy 16-vjecarët ishin zënë me mjete të forta ndërmjet tyre. Më pas në konflikt u futën vëllezërit Aleksander dhe Altin Barlika, te cilët janë dajat e njërit e prej të miturve.

 

Por debatit iu bashkua edhe babai i 16-vjeçarit tjetër, duke bërë që situata të dalë jashtë kontrollit.

 

Sipas policisë, adoleshenti së bashku me dy dajat e tij, kanë nxjerrë një pistoletë, duke tentuar që të qëllojnë. Por 16-vjeçari tjetër ka marre një shotgan, duke qëlluar ndaj Aleksandër Barlikës. Ky i fundit gjeti vdekjen në spitalin e “Traumës”. Ndërkohë që Altin Barlika ka arritur të shpëtojë vetëm me dëmtime të lehta.

 

Policia e Tiranës arrestoi 16-vjeçarin qe kreu vrasjen dhe babain e tij. Po kështu, ne pranga ra edhe adoleshenti tjetër bashkë me dajën, i cili ishte pjesëmarrës ne ngjarje. Altinit Barlikes iu sekuestrua një pistoletë, teksa autorit iu kap edhe arma e krimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *