E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vriten në një pritë 13 policë në Meksikë

13 oficerë dhe hetues policie meksikanë janë vrarë në një pritë ndërsa udhëtonin nëpër një rajon rural, në komunën e Coatepec Harinas.

Kjo ngjarje shënon edhe krimin më të rëndë në vend ndaj uniformave blu në vitet e fundit.

Deri në këto moment, asnjë kartel mafioz nuk e ka marrë përsipër sulmin.

“Kjo është një fyerje ndaj shtetit meksikan dhe ne do të përgjigjemi me forcë të plotë dhe me mbështetjen e ligjit,” u tha gazetarëve sekretari i sigurisë i shtetit të Meksikës, Rodrigo Martínez-Celis .

Reklamë

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit tha se oficerët po udhëtonin nëpër rajon “për të luftuar grupe kriminale”.

Në fotografitë e postuara në rrjetet sociale shiheshin trupa të përgjakur të oficerëve me uniforma, së bashku me një kamionçinë të bardhë me vrima plumbash.

Vazhdo të lexosh

Reklamë