E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau të fortin e Tiranës, gjykata e Korçës liri me kusht, Prokuroria e mban në qeli

Gert Gjinarari, njeriu që ekzekutoi të fortin e Tiranës Naim Zyberi, pritet ti thotë lamtumirë qelisë së burgut të Drenovës në Korçë. I dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë italiane në vitin 1997,45 vjeçari fitoi nga gjykata e Korçës lirinë me kusht. Pas ekstradimit nga Italia, gjykata e Tiranës la në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm të gjykatës së vendit fqinj.

 

Gjyqtari i çështjes  Markelian Kuqo, ka vendosur të pranojë kërkesën e Gjinararit për liri me kusht, vendim i marrë në 14 shkurt, gjatë një seance që zgjati pas orarit zyrtar, duke urdhëruar lirimin  e menjëhershëm të tij nga IEVP  Drenovë.

 

Reklamë

Gjyqtari Kuqo, e ka arsyetuar pranimin e kërkesea për liri me kusht, duke zbatuar ligjin e kohës kur është transferuar Gjinarari në Shqipëri, sipas të cilit kjo kategori të dënuarish, përfitojnë liri me kusht, pasi kanë vuajtur jo me pak se 25 vite burg dhe për arsye të jashtëzakonshme. Ndërkohë, që me ligjin e ri të ndryshuar në vitin 2017, koha për të përfituar liri me kusht është bërë 35 vite.

 

Në vendimin e gjykatës që disponohet Gjykata argumenton se Gjinarari plotëson kriteret për të përfituar liri me kusht, pasi konsiderohet i rehabilituar në raport me veprat penale për të cilat është shpallur fajtor, ka normalizuar mardheniet me trashegimtaret e viktimes si dhe per sjellje shembullore ne burg.

 

Kërkesa e Gjinararit për liri me kusht, është kundërshtuar nga Prokuroria, e cila pritet të apelojë vendimin e gjykatës së shkallës së pare. Edhe pse gjykata urdheroi lirimin e menjehershem te Gjinararit, Prokuroria e Korçës ka refuzuar ekzekutimin e urdherit, duke e lene ende pas hekurave 45 vjeçarin. Burime konfidenciale i thanë se Prokuroria ka konstatuar pasaktesi ne vendimin e gjykatës, te tilla qe e bejne te pamundur nxjerrjen e urdherit te ekzekutimit dhe lirimin e Gjinararit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë