E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrau prindërit, Leo Nika mbetet në burg

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 60 ditë për Leonard Niken, i cili qëlloi me armë zjarri prindërit e tij të moshuar.

 

I braktisur nga te afërmit, 29-vjeçari nuk pranoi te fliste ne sallën e gjyqit.

 

Reklamë

Por gjykata, pasi u njoh me provat e akuzës, urdhëroi kryerjen e një ekspertize mjekësore për të verifikuar gjendjen e shëndetit mendor te Nikes, i cili më herët mjekohej për depresion.

 

Më herët Leonard Nika kishte pranuar debatin me prindërit, pasi ata nuk i kishin dhëne para për t’u nisur drejt Italisë.

 

Ngjarja e rëndë u regjistrua pak dite më pare ne Xhafzotaj të Shijakut. Ali Nika 70 vjeç dhe bashkëshortja e tij Jenije 66 vjeç humben jetën menjëherë, pasi u qëlluan me çifte nga djali, në derën e shtëpisë.

 

Më shumë video

Reklamë