E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau me thikë kuzhinierin në ambientin e punës, ky është autori 41-vjeçar

Ky që shihni në foto është Filip Shehu, autori i ngjarjes së rëndë në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali.

Shehu u arrestua nga policia, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës kuzhinierin, Indrit Ismaillarin, 34-vjeç.

Reklamë

Fatkeqësisht kuzhinieri ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve të marra.

“Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.

Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë